Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi se projektligji për paketën antishpifje do të hyjë për miratim nesër në Kuvend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se projektligji për paketën antishpifje do të hyjë për miratim nesër në Kuvend. “Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri. Ndiej keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin.  Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakorduar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore, Antishpifje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …