Tani, më duhet si VETERAN i UÇK-ës, me vulë të ADEM DEMAÇIT t` u them se ka qenë një këshilltar i Zyrës Politike të UÇK-ës që e ka përciellë mos të bëjë gabime HUMANITARE në zakonet e luftës si: SHIK-un, por edhe “Sigurimin e Atdhetut”, kuptohet me Konventa të Gjenevës `48 në xhep. Atëherë, është folë e shkruar se “Sigurimi i Atdheut”, është kah koketon me shumë personalitet të dyshimta që ditën rrinin te Barka “historike”, e natën drekonin në Graçanicë e prostituta, jo të gjithë. Bajrush Behrami i ndierë-shef i informimit dhe kontrainiformiit, me ekipin e tij (ne nuk kemi ditur se kush janë, qak edhe shefi i tij njëherë me pati thënë se: “Mos Bajrushi po zgjërohet shumë?”. I thsha se Bajrushi është shumë serioz në punë, mendojë. E Vërteta, kurrë nuk kam pasë dëshirë ta kuptojë, ama asnjë fjalë prej tij, me përjashtim se kur do të fillojnë bombardimet e NATO-s (Kjo ka qenë pyetja e ime e vetme drejtuar atij jeriu vërtetë historik e që për te flitet fare pak ose aspak sepse të tjerët i kanë grabit të gjitha “znaçkat” e dekorimeve, kuptohet në luftë, kundër Jugosllavisë Zhablakut. Për këtë e kam pyetë shpesh. E punën e bombardimeve të NATO-os e ka ditë Baci me kohë dhe mu për këtë nuk ka shkuar në Rambuje fare. (lexoni dokuemnetet e CIA-s, të boturara në “KOHA DITORE” më 2018 në pesëdhejtë vazhdime. Por i lexoni seriozisht dhe me maturi në mes rreshtave. I keni të gjitha përgjegjët, lexues të nderuar. Se nuk lexoni e doni ta dini se Kosovën do ta kishit të lirë me bekimin e “Shën Egjidios”, me deklarata në orën kur falet xhumaja për dhjetë vejtë, me “Melkizedekun”, e në anën tjtër janë lidhë 12 marrëveshtje me shkrim me: Milloshin, Millutinin, Odalloviqin, Shainin, Popin Pavle, Popin Aleksiev, Çernomerdinin, tri me personalitete nga Italia, që sot janë nën hetime për marihuanë, dy marrëveshje me “persoanlitete” austriake, që sot janë në kumari me Putinin, duke mos e llogaritë këtë shkrimtarin fashist Peter Hanke, që po mshifet si asutriak, e në esencë është sllavë i “konveruar” për publik. Ka edhe një xhevahir në këtë histori të “guackave të kristalta” e ato janë: Qeveria marionete që duhej të dilte e drejtuar nga Mahmut Bakalli, e që ishte akorduar nga ajo PESËSHJA që shkoi në Beograd më 15 maj 1998, nga ato zgjedhje “pralamentare” që u mbajtën më 22 mars 1998. PO mos e harroni edhe provën e fundit për qeveri marionetë në prill 1999. Më kujtohet kur “inkognito”, shkonte e vinte një person GRI Prishtinë-Shkup –Prishtinë, për dy javë rresht. Më kujtohën fjalët e Prof Abdyl Ramës: Të mjerët na në duartë e kujtë jemi”.
Pse Republika e Kosovës po shndërrohet SOT, në institucion prej së cilës përfitojnë biografi individët kur dihen aftësia e tyre shkollore dhe intelektuale, është çështje, që një pjesë jo e vogël e politikë bërësve, po “shkrin akull mediatik në borë”-që do të thot se popullin po e rrenë dhe rjep për çdo ditë. E oponioni (Populli) sot në Kosovë, ende mendon allaturka: “Do të bëhet mirë”. E unë ju them edhe njëherë publikisht:’ Ma lerëni A. Vuçiqin mua se do t` i tregoi se gjenocidi nga viti 1877-1999 nuk vjetrohet, me fakte. Shiqoni lexues të nderuar: Pse I. Daçiqi flet në KS OKB serbisht. Jo pse nuk ka kush t` ia përkthen në gjuhët zyrtare të KS OKB, por Rusia dhe Serbia duan t` i tregojnë botës se: “Gjuha serbe është gjuhë e OKB”. E ne belbzojmë me ekstremin tjetër, se po flasim anglisht, sepse “shqipja është gjuhë e panjohur”. Po mos mendoni se personi që aty po BRILON anglisht, detyrën e ka marrë nga patroni e jo nga kroni. Por e keqja më e madhe është se me këtë kalkulim dikush po nxjerr vjam pleshti në Beograd e Moskë për një kohë të gjatë.
T` i ktheheimi brendisë. Çdo parti dhe qeveri nuk bënë mirë kur në ball të dikastereve të shtetit i katapulkton injorantët dhe anlfabetët. Dhe pse mos ta shtrojmë pyetjen para popullit: Pse qe dy herë e kemi të sigurtë vednin e fundit në dituri shkollore-PISA. Nuk janë fajtor NXËNSIT, që i kemi deformuar me kubanitet librash, por është fajtor SISTEMI që arsimin e drejton njeriu që nuk e ka mbajtur as edhe një orë mësim në cilën do shkollë; e shendetësinë e drejton njeriu që nuk i njeh gjërat themelore të saj; drejtësinë e drejton njeriu që kurrë nuk ka qenë qoftë edhe një ditë prokuror apo gjykatës, se për advokat as që mund të flietet fare. E po ku jemi. Si mundet ekoniminë ta drejtojë një mafioz që i ka ndrruar katër shtete, duke lëshuar gjurmë kundrëmuese padrejtësish. Si ta drejtojmë ruajtjen e ambientit, kur ai që e drejton rreth banesës ku jeton, ambienti është plot mbeturina. Si ta drejton Sherbimin e Itelegjencës ai që tërë punën që e bën për njëzetë e katër orë, për pesë minuta i tregon prostututës edhe zorrët e bashkëpuntorit vet, vetëm për interes meskin. Si është e mundur që mos të jemi të fundit kur pjesa dërmuse e nëpunësve të UNMIK-ut dhe EULX-it rastët ma tragjike të vrasjeve politike në Kosovë, ua kanë lënë t` i hulumtojnë prokurorët: rus, ukrainas, spanjoll, sllovakë, rumunë, qipriotë, marokenë, etj, e në anën tjetër e shajmë dhe pshtyjmë çdo komandnat të UÇK-ës pa pushim qe 20 vjetë. E dini se si është zakon, se ai pushtet që e humbë luftën, pas largimit nga vendi i okupuar dhe i krimit tij, sherbimet kontrainforamtive i detyron të mbesin aty dhe vrasësit më monstruoz kanë për detyrë që të hapin sa më shumë palgë, të vrasin njerëz të devotshëm dhe të akuzojnë ata që i detyrojnë të kapitullojnë, krejtë me qëllim që të shkkatohet ma në fund, lufta qytetare.
Si është e mudur që Avokati i Popullit ta lëkund sot edhe nëse ka të drejtë: me një potez arsimin, shëndetësinë dhe policinë-tri segemtet aortë të shtetit këto ditë. Ky fenomen vetëm te ne ngjanë. Pse nuk ka reaguar Avokati i Popullit , derisa Ligji për pagat ka qenë në diskutim; pse nuk ka shkuar në Kuvend e t` ua thotë deputetëve të vërtetën, pse në fund, pse Kushtetuesëja e sjellë një verdikt i cili ndezë çrregullime sociale, të gjithë i palojnë veshët. I palojnë, krejtë me qëllim që Qeveria e re ta merr detyrën me duar të “përvluara”. Këtu dreqi nuk rrinë në therrë, por hipokrizia del prej therre për mejdan. Nuk ka dyshim se këtu dukush është kah punon për Putinin; dikush për Vuçiqin. Por, pse po notojmë disi përpara dhe nuk do të ketë fuqi për të na ndalë, sepse RININË dhe një pjesë dërmuese të popullit e kemi të dlirë. E ne që kemi informata pak ma të ‘djegsta’, ndryshe e spjegojmë, kur Putini thot publikisht në Parisë këto ditë se: “Nëse ushtria Ruse tërhiqet nga Urakina, aty do të ketë Srebernicë”. Le të flet Beogradi tash sa të dojë. E dyta, le të flitet për kembim të teritoreve sa të duan disa , qoftë edhe një gazetar pobratim i Stanishiqit, mos të ndalet se është ndalë shumë mu aty ku shkon fytyra. E besa këta dhe ata, nuk i japin pesë pare për fytyrë. E shifni Isa Mustafën katër veta i shkojnë anash dhe prapa, mos po “rrxohet”, e ai si plaka e Shkodrës me një dhamb mednon s do ta hanë Shkodrën prap-JO MORE bajlozi, don se don edhe “livadhin e Presidentit më e kullotë”!. Ai i vjen në mend kur zgërdhihej kundër atyre që e kritkonin demarkacionin me “Crna Gorën”, dhe me cinizëm bënte porosi: ‘le të shkojnë te mjeku’. E tash për cilin mjek ka nevojë kral efendi Isa Mustafa, vetëm kroçja e tij e dinë.Po si u bë akdemik, kur asnjë vepër KAITAL për ekoniminë nuk e ka. U bë sepse aty të gjithë janë me kapital NULL.
E të shohim tash kur çdo pore të pushtetit do ta kanë në dorë ‘institucionalistët akademikë’, me nga një libër e tre fertal, mu si pantollonat e vehabistëve. Këta duhet të zbulojnë më në fund se kush ka vrarë pas shpine qe tridhjet vejtë. Po, si duket do të përkujdesën shumë dhe hollësisht, për mos me dalë në sheshë, se me kenë kanë koketuar këta të: “gjallët e të vdekurit” , për pare të nëntokës, që kundërmon tradhti super klasike. Pra lufta për ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe të Drejtësisë, është luftë për ta mvbyllë çdo rriedhë të informatave, sepse njëherë e kanë pasë në dorë e tash do të dijnë t` i mbyllin të dy çepat. E Me marrjen e postit Presidentit ëndërrojnë se të gjitha informatat do të klasifikojnë të pakën këta. Por mos të habintën se këtë aksiomë e vërtetojnë vetëm arkiva e tyre. Pra, nuk janë të ardhurat njëqindëmishe në muaj, nga tetë pozita të pafund në anën tjetër, qe tridhjetë vjetë, për dikend. Po, po këta kanë siguaruaur TAPI edhe nga “nëntoka”, por, padrejtësitë targjike dhe “komike”, të cilat si fantazma janë kah defilojnë para syve tanë, duke përgojuar e duke mos zbulluar asgjë. Deri dje, këta i kishin do shtëpia gjyësm me kashtë, e tash, kah u erdhi pasuria e tyre. E them publikisht, se pushteti i ri duhet të mirret me eksproprijimin, nacionalizimin dhe konfiskimin e pronës, që nuk është diersë e tyre.E vërteta, a ke Republika e Kosovës LLUKSIN që për një pozitë të shtyhën dy maj, flet se çka do të kemi nga pushteti i tyre. Po, i duhet këtij populli të vuajtur dhe të nepërkëmbur, një Ligjë që nuk lejon dy e tri vende pune. E ne për këto deformime bëhemi se nuk po i shoihim, nuk po i ndiejmë. Deri kurë do të na dhunojë një-dy e tri parti, për një pozitë, vetë e kemi fajin, sepse tash kur ma “koamndantët” nuk do të janë në pushtet, neokomandnatët e foteleve sigurishtë se si kanë filluar, do të bërën ma grykës dhe më helmues, më grabistës sa që do të mbesin hajnitë e mëparme si një pikë uji në Saharë, sepse deri sa t` i sigurojnë edhe beneficionet më primitive, si “puna e shoferëve” qysh tani, këta nuk do të ndalën. E ju them se, do të ndalën sepse: ka ZOT-KOHA NUK VDES KURRË, nuk ka as fillim e as mabrim, ajo triumfon mbi lindjen dhe vdekjën, b e t o h e t Z O T I, në fund të L I B R I T TË SH E J T Ë.
Më 16 XII 2019 Prishtinë