Qeveria e Kosovës në detyrë miratoi vendimin përfundimtar për realizimin e Parkut të Biznesit në Marinë të Skenderajt

Pas miratimit të vendimit përfundimtar për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit në Marinë të komunës së Skenderajt, nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën me 17 dhjetor 2019.

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka theksuar: “Edhe një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, Qeveria e Kosovës në detyrë, pas vendimit preliminar të miratuar kohë më parë, sot ka miratuar vendimin përfundimtar për realizimin e projektit të ndërtimit të Parkut të Biznesit në Marinë. Tashmë na mbetet që nga viti i ardhshëm të fillojmë me infrastrukturë përcjellëse të këtij projekti, i cili do të jet një vend mjaft i përshtatshëm për Investitorët që të hapin fabrika dhe të zhvillojnë bizneset e tyre, që do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës. Faleminderit Qeverisë që miratoi këtë vendim! Urime qytetarë! E gëzofshim të gjithë!”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …