Në kuadër të angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, ka filluar mbjellja e fidaneve në qytetin e Skenderajt, ato janë mbjellur në sheshin “Adem Jashari”, nëpër lagje të qytetit, përkatësisht në rrugët: “Ali Gashi”, “Osman Geci”, “ 17 Shkurti”, “Skenderbeu”, “Azem Galica”. Këto fidane përveç që do t’i japin pamje gjelbëruese rrugëve dhe hapësirave ku janë vendosur, ato do të ndikojnë edhe në ruajtjen e ambientit.