Rrezikohen mbi 20 hektarë me pishë në fshatin Baballoq nga Teja procesionore e pishës (Thaumetopoea Pityocampa)

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj bashkë më drejtorin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Rifat Stojkaj, kanë pritur në takim Gazmend Gjinovci dhe Bekri Xhemali, nga Instituti i Bujqësisë të cilët tashmë kanë bërë një analizë të thellë në Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve, ku kanë konstatuar se ,,Teja procesionore e pishës” ky lloj insekti është duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat mbi 20 hektarë me pishë në Baballoq. Kryetari Ramosaj tha se jam i shqetësuar me këtë fenomen që po ndodhë me këtë lloj insekti i cili është në rritje të vazhdueshme dhe brenda pak ditëve vërehet dukshëm dëmtimi i pishave në këto hapësira. Ne si Institucion Komunal në bashkëpunim më DBPZH, ju kemi drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, AVUK-it dhe instancave tjera për të kërkuar ndihmë lidhur me këtë shqetësim ku rrezikohen të shuhen 20 hektarë me pishë për një kohë të shkurtër nga dëmtimi i këtij insekti, nëse nuk do të gjejë përkrahje nga institucionet, me banorët e këtij lokaliteti do të organizoi një aktivitet dhe do të shohim mënyrën e eliminimit sa më shpejt që është e mundur. Ndërsa Gjinovci dhe Xhemali, treguan se në bazë të hulumtimit të bërë dhe mostrave të marra në Sukenë e Baballoqit, insekti i quajtur ,,Teja procesionore e pishës’’ (Thaumetopoea Pityocampa), është i rrallë dhe i pari i këtij lloji në Kosovë, andaj duhet bërë të pa mundurën që të parandalojmë përhapjen në mënyrë që ta zhdukim sa më parë që është e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …