Kryetari Begaj priti, bletarin, Fazli Krasniqin fituesin e medaljes së artë

Fazli Krasniqi, nga Lumishta e Malishevës, anëtar i Shoqatës së Bletarëve “Mëma”, mori pjesë në garën ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit, e cila u mbajt në Tetovë, ditë më parë, ku në këtë ngjarje me karakter garues, prezantonin 14 shtete ( Katërmbëdhjetë), nga Ballkani dhe më gjerë. Nga 239 mostrat e analizuara për cilësinë e mjaltit, mjalti i prodhuar prej bletëve të bletarit, Krasniqi, nga ekspertët e fushës, vlerësohet me medaljen e artë të cilësisë së mjaltit. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti bletarin, Fazli Krasniqin  fituesin e medaljes së artë, ku edhe i shprehi mbështetjen institucionale, duke i thënë. “Kjo medalje dhe ky çmim ndërkombëtar për cilësinë e mjaltit, që ju u nderuat nga ekspertet e fushës, në një konkurrencë të fortë të shteteve pjesëmarrëse, është dëshmia që garanton për prodhimet cilësore vendore në natyrën dhe territorin malishevas, prandaj përmes teje, ftoi edhe fermerët,tjerë të komunës sonë dhe Kosovës, se me punë dhe angazhim, prodhimet tona, jo vetëm që janë me cilësore, por edhe më të shëndetshme për konsumim, po  kështu ne kontribuojmë edhe në zhvillimin e ekonomive si dhe mirëqenien  familjare, por edhe rrisim vendet e punës”, përfundoi Begaj duke e përgëzuar, fituesin e mjaltit për cilësi, Fazli Kraniqin. Fazli Krasniqi, shprehi zotimin, para Kryetarit, Bagaj, se “ Do të angazhohemi edhe më shumë,  edhe individualisht, por edhe si anëtar i Shoqatës së Bletarëve në Komunën e Malishevës, që përvojat e mia t’i ndajë me gjithë fermerët bletarë  të komunës sonë, që të  investohet në këtë prodhimtari e cila është përfitim-prurës edhe për buxhetin familjar ”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …