Komuna e Skenderajt po vazhdon me investime infrastrukturore në tërë territorin e sajë, një gjë e tillë është duke vazhduar edhe në projektin për asfaltimin e parkingjeve brenda zonës urbane në qytet. Banorët që jetojnë në këto banesa, tashmë do të kenë qasje infrastrukturore më të mirë dhe më moderne në këtë zonë urbanistike, ka njoftuar kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes rrjetit të tij social facebook.