Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se me 26 dhjetor do të mbahet seanca konstituive. “Me datën 26 në ora 15:00 do kemi seancën konstituive të legjislaturës së VII-të, besoj se shumë shpejt do kemi një legjilaturë të re përkatësisht një epokë të re, me pozitë dhe opozitë. PDK do jetë opozitë besojmë se shumë shpejt do kem konstituimin edhe të organeve tjera”, ka thënë Veseli. Ai ka theksuar se PDK do jetë konsistente në mbrojtjen e interesave të qytetarëve pasi Kosova nuk ka luks të pres kaq gjatë për krijimin e qeverisë së re. Tutje, Veseli ka thënë se në seancën konstituive do e përfundoj mandatin e tij si kryetar i Kuvendit dhe se për këtë ndjehet shumë i lumtur.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …