Në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës lidhur me sikur thuhet rrugën finale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri ka kritikuar pretendimet për ndryshime të territoreve. Kjo diplomate e cila ka nënshkruar 33 marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë, prej vitit 2014 dhe e cila asokohe duke shtrënguar duart e faqet me serbët në Bruksel deklaronte se Kosova vazhdimisht kishte fituar ndaj Serbisë, tani kur është përjashtuar nga të gjitha funksionet qeveritare, derdh helm kundër ish-shefit, Hashim Thaçi dhe deklaron se pa njohje të qëndrueshme me Serbinë me kufijtë aktualë, do të ketë luftë. Zonja Tahiri kurrë nuk ka treguar se ku ka qenë gjatë luftës dhe me çka është marrë në vitet e para të pasluftës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …