Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është cituar të ketë deklaruar se krijimi i Gjykatës Speciale është bërë me kërkesë dhe me presion, të cilin ai e quan “pozitiv”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një bisedë për RTK-në, Kuçi u shpreh se vetë Amerika ka dashur që ta bëjë gjykatën. Kosova ka pranuar letra nga krerët më të lartë të SHBA-ve për krijimin e Gjykatës Speciale. Nëse kryetari Barack Obama, zëvendësi i tij, Biden dhe sekretari Kerry çojnë letër dhe bëjnë presion, atëherë edhe duhet të bëhet. Kosova ka bashkëpunuar edhe me Tribunalin e Hagës, ka qenë një barazhesh politikë dhe ka dalë e pastër, ka thënë Hajredin Kuçi.
