Kryetari Thaçi e kujton masakrën e Srbrenicës në të cilën para 25 viteve u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe

Kryetari Thaçi: Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të rajonit që do të mbahet në Shqipëri

Kosova nuk do të marrë pjesë as në takimin e tretë të liderëve të formatit rajonal të njohur si “Mini-Shengen” që do të mbahet në Tiranë. Kryetari Thaçi ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në  këtë takim përmes një postimi. Ai e ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për ftesën duke thënë se për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Dhe kjo për shkak se pengesë kryesore është Serbia. “Dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …