Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’, për Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës. Kjo medalje është ndarë me motivacionin për përkushtim të jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Policisë së Kosovës këtë medalje, sot, ia ka dorëzuar ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani. “Sot, më 18.12.2019, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait Hasani, i cili përcolli tek Policia e Kosovës ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’, të ndarë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, për Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …