NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E XI TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -XI- e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 26.12.2019, (e Enjte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit në Shtëpinë e Kulturës, “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:

R e n d d i t e

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dhjetë e KK-së.

  2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr. 2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publik

  3. Propozim vendim per dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim Kompanisë për distribuim dhe furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ,pa procedur kompensimi

  4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020.

  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin e punës së zyrtares për Barazi Gjinore.

  6. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022

  7. Informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë

  8. Informatë (Raport) për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019

  9. Raport analitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …