Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka komentuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Haxhiu ka shkruar se kjo mbledhje u përdorë për ta ngrirë oreksin e tyre për pushtet. “Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, ka shkruar Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …