Pas një debati 8 orësh me shumë përplasje, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka votuar të dy nenet që kërkojnë shkarkimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Neni 1 që e akuzon Trumpin për “abuzim me pushtetin” ka marrë 230 vota të demokratëve, kurse kundër kanë qenë 197 republikanë. Edhe neni i dytë – “pengimi i Kongresit”, e ka kaluar shumicën e nevojshme prej 216 votave. Gjykimi i Trumpit me mundësinë e rrëzimit të tij pritet të ndodhë në janar në Senatin që numëron 100 senatorë. Aty duhen 2/3 e votave, që Demokratët nuk i kanë, pasi që kjo dhomë e Kongresit kontrollohet nga Republikanët. Republikani Trump është presidenti i tretë në histori për të cilin Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkim, pas Andrew Johnsonit në vitin 1868 dhe Bill Clintonit në vitin 1998.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …