leoni

Deputetët gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt kërkojnë që Kosova të këtë qeveri stabile dhe të mos ketë lojëra

Deputetët gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt kërkojnë që Kosova të këtë qeveri stabile dhe të mos ketë lojëra

Peter Beyer dhe Christian Schmidt, deputetë gjerman të CDU-së po vizitojnë sot Kosovën ku janë takuar me zyrtarë të Vetëvendosjes dhe LDK-së në përpjekje për ndihmesën në arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. Schmidt, para mediave ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë një qeveri stabile, dhe të mos ketë lojëra. Sipas tij, nuk ka edhe shumë kohë për arritjen e marrëveshjes, por se ai është optimist se me dialog mund të arrihet një gjë e tillë. Ai ka thënë se për të gjitha çështjet që Kosova mendon se janë për të mirën e saj, Gjermania do të jetë mbështetëse e madhe. Sipas tij, Kosova ka rëndësi të madhe në Ballkan, për integrimin e regjionit në BE. Ndërkaq, Peter Beyer tha se është shumë e rëndësishme që liderët politikë të kuptojnë përgjegjësinë që kanë për formimin e institucioneve të reja të vendit. Ai tha se ata nuk janë duke intervenuar apo interferuar në koalicionin, por se janë duke përquar mesazhe dhe këshilla.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …