leoni

Kryetari Latifi ka nënshkruar Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike

Duke u bazuar në nenit 13 dhe nenin 58 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Republikës së Kosovës  Nr. 03/L-040 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008), kërkesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Nr. 7272/19 të datës 16.02.2019 dhe nenit 74 dhe nenit 92 paragrafi 1 dhe 4 i Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, i datës: 29.03.2017, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, lëshon këtë: U R D H Ë R E S Ë

Për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike

– Ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe përdorimi i produkteve (mjeteve) piroteknike gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zonat e banuara, sheshe, rrugë, etj.

– Ndalesa sipas pikes 1 të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej datës 19 dhjetor 2019 deri më 15 janar 2020, përjashtim bën data 31 dhjetor 2019 prej orës 23:30 deri në ora 00:30 e datës 01 janar 2020.

– Personat të cilat bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro (njëqind euro).

– Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit.

– Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …