leoni

Kurti i fton përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm për thellimin e miqësisë Kosovë-Itali

Kurti i fton përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm për thellimin e miqësisë Kosovë-Itali

Kandidati për kryeministër Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë qëndrimit në Itali, ka takuar kryetarët e komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme e të Mbrojtjes dhe disa deputetë. Kurti, tregoi se qëndrimin njëditor në Romë, e filloi me takimin në Parlamentin Italian ku u prit në një dëgjim nga kryetarët e komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, Marta Grande dhe Gianluca Rizzo. Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme. Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj. Kurti, tha se i ka ftuar përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avansojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …