Në Tiranë sot është protestuar kundër vizitës se Vuçiqit me moton "Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës"

Në Tiranë sot është protestuar kundër vizitës se Vuçiqit me moton “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”

Në Tiranë sot është zhvilluar një protestë kundër vizitës së kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai do të qëndrojë në Shqipëri me qëllim të mbajtjes së takimit të Mini-Shengenit. Disa qytetarë janë mbledhur para një hoteli me pankarta në dorë përmes të cilave e quajnë kryetarin serb kriminel lufte. “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, “persona non grata”, janë shkrimet e disa pankartave. Samiti i Mini-Shengenit do të mbahet nesër në kryeqytetin shqiptar ku do të takohen kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Një mbledhje e tillë u mbajt për herë të parë në Novi Sad të Serbisë, pastaj në Ohër në Maqedoninë Veriore dhe kjo në Tiranë është e treta me radhë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …