Valon Murati: Sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore

Valon Murati: Zgjedhja e kryetarit të Kosovës nga populli, do të ishte zgjidhja më e mirë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar çështjen e kryetarit të vendit dhe mënyrën e zgjedhjes se tij. Komenti i tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë duke dikutuar për arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës në mes të këtyre partive, ku partia e Isa Mustafës është duke insistuar që pjesë e kësaj marrëveshje të jetë edhe pozita e kryetarit të shtetit. Murati ka shkruar se zgjedhja e kryetarit nga populli, do të ishte zgjidhja më e mirë. “Sigurisht kjo është zgjidhja më e mirë për situatën tonë, pa pasur nevojë për ndryshime shtesë të përgjegjësive të presidentit të vendit, i cili edhe me rregullimin aktual ka mjaft përgjegjësi. Por ajo që më habit është lehtësia me të cilën diskutohet për ndryshimet kushtetuese, thuajse është çështje e konsensusit shoqëror që do rezultonte në një vullnet politik për ndryshimet e nevojshme kushtetuese”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …