Skenderaj me 3 kamionë më shumë për grumbullimin e mbeturinave

Në Skenderaj është bërë pranimi i tre kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtori i shërbimeve publike Gëzim Ejupi, drejtori i kompanisë regjionale “Uniteti” Gazmend Morina dhe bashkëpunëtorë tjerë. Blerja e këtyre tre kamionëve është mundësuar nga participimi i komunës së Skenderajt, Giz-it Gjerman dhe kompanisë regjionale “Uniteti”.

Kryetari Jashari, ndër tjera theksoi:

Skenderaj do të ketë kapacitete më të mëdha për grumbullimin e mbeturinave, falë angazhimit tonë të përbashkët për blerjen e tre kamionëve duke participuar së bashku komuna e Skenderajt, Giz-i Gjerman dhe kompania regjionale “Uniteti”. Tani qytetarët tanë, do të kenë shërbime më të mira në grumbullimin e mbeturinave, po ashtu kjo do të mundësojë edhe përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Faleminderit Giz-it Gjerman për përkrahjen e vazhdueshme në menaxhimin e mbeturinave.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …