Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar tetë prokurorët të cilët u betuan sot si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar. Në një deklaratë për mediat, Ambasada amerikane në Tiranë shprehet se nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë ish-zyrtarë apo zyrtare si dhe bosë të krimit – individë këta që në të shkuarën janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara theksojnë se do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK-ut dhe të të gjithë atyre që kërkojnë t’ i japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar. Betimi i 8 prokurorëve të SPAK-ut u përshëndet edhe nga BE përmes ambasadorit Soreca.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …