Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Sllovakia i ka dorëzuar zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë. Ky moment, sipas kryediplomatit Cakaj, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO. Për një vit me radhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok. “Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme”, ka shkruar Cakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …