Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë. Ajo, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK-në, dhe sipas saj, qëndrojmë pas këtyre deklaratave. “Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese. Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona. Andaj dhe LDK-ja s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV-në ose do të kthehemi tek qytetarët”, ka shkruar Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …