Çështja e postit të kryetarit të vendit ka mbetur problemi kryesor që LDK-ja e Vetëvendosja, ende nuk po mund të arrijnë një marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës. E derisa partia e Isa Mustafës, insiston në këtë pozitë, avokati Tomë Gashi thotë se pikësynimi i postit të kryetarit të shtetit nga kjo parti ka të bëjë me pazare politike. Sipas tij, kërkesa e tyre është e panevojshme. Gashi kërkesën e LDK-së për president po e konsideron si “lojë politike” të cilës thotë se shpejt do t’i vjen fundi. Sipas tij atyre po i dhimbsen kolltukët pasi nuk do të jenë në pozitat të cilat kanë qenë më herët. Ai thekson se ky subjekt politik nuk do duhej të vepronte në këtë mënyrë, pasi që mund të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ai vlerëson se LDK-ja duhet të pranonte kushtet e Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, Gashi mendon se këto dy parti do të arrijnë marrëveshjen për të qeverisur së bashku pikërisht në ditën e Krishtlindjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …