Bizneseve në Deçan u hiqe kufizimi i orarit të punës nga data 22-31.12. 2019

Bazuar në neni 13 dhe neni 17, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040, në Statutin e Komunës së Deçanit me Nr. Prot. 01-19 dhe në rregulloren komunale për caktimin e orarit të punës për Subjektet afariste në Komunën e Deçan me nr. prot. 26883, të datës 06.08.2019, kryetari i komunës së Deçanit, nxjerrë këtë:

V E N D I M

Me këtë vendim, njoftohen të gjitha subjektet afariste në Komunën e Deçanit dhe veprimtaritë tjera shërbyese, se ju lejohet të punojnë nga data 22.12.2019 deri me datën 31.12.2019 dhe gjatë festave zyrtare dhe ditën e Diele. Nga data 01.01.2020, përsëri fillon të zbatohet Rregullorja komunale për caktimin e orarit të punës për Subjektet Afariste në Komunën e Deçan. Arsyetim: Ky vendim është marrë për shkak të festave të fund vitit, dhe kërkesave të shumta të qytetarëve dhe subjekteve afariste dhe për një arsye tjetër specifike se komunat tjera që na rrethojnë nuk e kanë në funksion një rregullore të tillë. Nga data 01.01.2020, përsëri fillon të zbatohet rregullorja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …