GIZ-i gjerman pajisë komunën e Vitisë me kontejner për grumbullim mbeturinash

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka dhuruar një donacion për komunën e Vitisë, që ka të bëjë me pajisjen me kontejner për grumbullim të mbeturinave. Ky donacion, përfshin 955 copë kontejner prej 120 litrash, ndërsa kontejner të madhësisë prej 1 metër kub të metalit, janë 60 copë dhe të plastikës 66. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Viti Nexhmedin Jakupi, theksoi se ky donacion është më se i domosdoshëm që do të shërbej për një ambent më të pastër, si dhe mundësinë e një menaxhimi sa më të mirë të grumbullimit të mbeturinave. Ai njoftoi se shpërndarja e tyre do të bëhet në bazë të një plani që do të hartohet së bashku me GIZ-in gjerman, në muajin janar. Vlera e këtij donacioni, kap shumën në 40 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …