leoni

EULOC mbajti trajnim me këshilltarët komunal të Vitisë për politikat dhe praktikat e buxhetimit gjinor në nivel lokal

Ne Viti është mbajtur trajnimi me disa nga antarët e kuvendit komunal, antarë komitetit për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje me temën ” Politika dhe praktikat e buxhetimit gjinore në nivel komunal” projekt i financuar nga European Union for Kosovo, mbështetur përmes Rrjetit të Grave të Kosovës dhe zbatuar nga Organizata për Reforma Lokale – EULOC në Viti. Florim Brahimi në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të EULOC, përmendi ecurinë dhe fazat e zbatimit të këtij projekti për gjatë 5 muajve, ku do të përfshihen zyrtarët komunal , antarët e Kuvendit Komunal , komitetet , grupet e grave , shoqëria civile etj. , ndërkohë u permend se ka filluar të mbahet një anketë në teren nga vullnetaret e Organizates EULOC i cili do të përfshijë 200 të anketuar , ku rezultatet nga anketat dhe rekomandimet nga trajnimet do të prezantohen ne tryezë ne fund të ciklit të trajnimeve dhe do të dërgohen si udhërrëfyes dhe rekomandime për zbatim sa më të madh të tyre nga qeverisja komunale në Viti. Këtë trajnim e përshëndeti edhe kryetari i Komunës z. Sokol Haliti , i cili ofroj mbështetje në cilësinë e partneritetit me organizatën EULOC për ecurinë në vazhdimësi të projektit. Këtë trajnim e prezantoi trajnerja Latife Neziri ku bashkë me pjesëmarrësit evidentuan një numër të konsiderueshëm sfidash të cilat do të përmblidhen dhe adresohen si tërësi në fund të projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …