Kryetari Begaj merr vendim për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike

Mbështetur në nenin 13, 24 dhe neni 58 ( shkronja b dhe d) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale ( Ligji nr. 03/L-040) dhe në pajtim me nenin 2 dhe 4 të Ligjit për financat e pushtetit lokal ( Ligji nr. 03/L-049 ), dhe në mbështetje të Ligjit për përdorimin civil të eksplozivëve, Ligji nr. 04/L-022, dhe në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës, si dhe kërkesës nr. 7272/19, datë 16.12.2019, parashtruar nga Ministri i Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj më, datë 17 .12. 2019 mori këtë;

A K T V E N D I M

PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT TË FISHEKZJARRËVE DHE MJETEVE PIROTEKNIKE NË HAPËSIRAT PUBLIKE DHE ZONA TË BANUARA NË KOMUNËN E MALISHEVËS

1. Ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, në hapësirat publike dhe të banuara në territorin e Komunës së Malishevës, para dhe gjatë festave të fund vitit 2019.

2. Përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike përjashtimisht lejohet vetëm më, datë 31.12.2019, prej orës 23:00, deri në ora 00:30 më, datë .01.01.2020.

3. Për ekzekutimin e këtij aktvendimi autorizohet drejtoria për inspektorat, duke zbatuar të gjitha masat e parapara ligjore ndajë personave të cilët me veprimet e tyre mund të bien ndesh me Ligjin, përkatësisht me nenin 1 të këtij aktvendimi.

4.  Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryetari i Komunës Ragip Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …