leoni

Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Shqiptarët dhe turqit në Perandorinë Osmane

Po t’i referohemi etnive që e kanë qeverisuar dhe sunduar Perandorinë Osmane ajo  mund të  quhej Perandoria Shqiptaro-Turke, ashtu si quhej ajo Austro-Hungareze.

Shqiptarët dhe territoret shqiptare në Mesjetë kanë qenë nën sundimin e Bizantit, më vonë të atij bullgar dhe atij serb të cilët kishin  fenë dhe kishën e tyre të besimit ortodoks , dhe në ato kushte edhe shqiptarët në masën rreth  90% e tyre kanë qenë të besimit ortodoks por që kurrë  në Mesjetën e sundimeve bizantine, venedikase,  serbe e bullgare shqiptarët nuk ishin të organizuar dhe nuk patën as mbretëri, as perandori dhe as liturgji fetare në gjuhën e tyre, as shkrim shqip dhe as Kishë të tyre.

Turqit, shqiptarët dhe trojet shqiptare në Ballkan i gjetën nën sundimin serb , venedikas dhe bizantin, prandaj   prej osmaneve kryesisht dhe më së shumti e pësuan ata popuj të cilit kanë pasur shtet, mbretëri e  perandori, dhe nuk e pësuan shqiptarët, të cilët, ata dhe tokat e tyre kanë qenë tw okupuara dhe nën sundimin e e huajve, e që para ardhjes së turqve në Ballkan shqiptarët ishin edhe në prag të asgjesimit etnik e të asimilimit total fetaro-etnik heleno-sllavo-bizantin.

Këto të vërteta të mëdha po i mësojmë sot prej historianëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave, të atyre europianë, ballkanas si dhe të atyre shqiptarë  joinjorantë, joislamofobë, joturkofobë; po i mësojmë  prej atyre intelektualëve dhe historianëve jokatoliko-fanatikë. Sot të vertetat historike po i mësojmë prej intelektualëve të aftë, profesionistë dhe prej  historianëve të vërtetë shqiptarë jomercenarë, joateistë dhe jokomunistë.

Përditë e më shumë po del në dritë historia e vëtetë botërore, europiane e ballkanike; po dalin në dritë Vlerat e Mëdha dhe  Universale të Islamit, pasi Perendimi dhe Kisha gjithmonë e kanë luftuar, dhe gjithmonë janë përpjekur  që ta  pengojë  përhapjen e Islamit të Vërtetë në Europë e Perendim.

Duke iu referuar të vërtetave historike të asaj se rënia e Konstandinopojës ishte e pashmangshme pasi kishte mbetur si fosile mesjetare intrigash e komplotesh, e qe ajo mund të pushtohej nga Perendimi katolik, nga sllavo-ortodoksët lindorë dhe nga turqit.

Rënia e Kostandinopojës nën sundimin Osman ishte në të mirë të shqiptarëve, të grekëve dhe të ortoksisë fetare. Kjo  rënie e Konstandinopojës në sundimin Osman, realisht e shpëtoi ortodoksinë dhe ortodoksët nga kërcënimi,  dhuna e persekutimi që do u bëhej atyre nëse Konstandinopoja do të pushtohej nga kryqtarët katolikë, ashtu sikurse edhe qe rrënuar, plackitur e grabitur nga Kryqëzata e Katërt e tyre.

Si edhe tjetra, po të pushtohej Konstandinopoja prej sllavo-serbo-bullgarëve atëhere Carigradi pansllavo-rus që do të ngrihej mbi Konstandinopojë do ta kërcënonte gjithmonë Europën, dhe do të asimiloheshin tërësisht kombet jo sllave të Ballkanit si shqiptarët ashtu dhe grekët. Pra në të dy rastet do ta pësonin shqiptarët si ortodoksë shqiptare por dhe si etni josllave.

Trumfi i Perandorisë Osmane i dha goditjen përfundimtare dhe shkatërrimtare kryqzatave të Perendimit, fakt këtë që nuk e kanë harruar akoma as sot klube e qarqe politike Islamofobe e turkofobe europiane, as  turkofobët e fanatikët katolikë e as kriptokristianët shqiptarë e që kjo është arësyeja kryesore  se përse ata e urrejnë  edhe sot Turqinë, shtetin dhe Presidentin e Turqisë.

Sot po del dhe po mësohet e vërteta dhe rëndësia globale e Perandorisë Osmane, e që prej saj përfituan më së shumti prej të gjithëve, shqiptarët.Duke e studiuar saktë, realisht ashtu sic është e vërteta e saj,  Historinë e Peradorisë Osmane, ajo  që vërehet dhe konstatohet është se shqiptaret kanë pasur favore, të drejta, privilegje dhe pozita sunduese politike, ekonomike, në adminstratë, administratorë, guvernatorë, pashallarë dhe sidomos në ushtri si dhe rreth 40 kryeministra perandorakë të asaj Perandorie të Lavdishme kanë qenë shqiptarë.

Dhe nëse do të shpreheshim për Perandorinë Osmane duke iu referuar etnive që e kanë qeverisuar dhe sunduar atë, ajon mund të quhej Perandoria Shqiptaro-Turke, ashtu si quhej ajo Austro-Hungareze.

Ardhja e turqve në Ballkan u shoqërua edhe me përhapjen e Muslimanizmit.

Lind pyetja se përse shqiptarët përqafuan fenë Islame e ndërsa grekët, serbët, bullgarët , romunët e të tjerat etni të Ballkanit, jo ?

Islamofobët, turkofobët dhe fanatikët katolikë mundohet të bindin ndokënd se turqit ua kanë ndërruar fenë shqiptarëve me dhunë, gjë të cilën e kanë hedhur poshtë të gjithë dijetarët dhe historianët më të shquar europianë por edhe ballkanas, them historianet e vertete dhe jo sharlatanët e historisë , sepse po të kishin përdorur turqit forcën dhe shpatën për ndërrimin e fesë kush do ta kishte ndaluar muslimanizimin e grekëve, serbëve apo bullgarëve ?! Ndërsa katolikët shqiptarë mbetën katolikë gjatë sundimit Osman pasi pushteti i sulltanit nuk ishte i interesuar për jetën e zakonshme dhe as për besimin e etnive dhe të komuniteteve fetare të Perandorisë, por Sulltanit i interesonte pushteti i tij, paqja, jeniçerët, ekonomia, qytetet, portet e rrugët.

Dhe ardhja e turqve në Ballkan e ndërpreu procesin e egër dhe genocidist kundër shqiptarëve të besimit  katolit  të cilët Serbia dhe caret e saj i përndiqte, vriste dhe i persekutonte si të besimit latin.

Shpata e turkut nuk çfarosi kristianët dhe as nuk ua ndërroi fenë me dhunë as bizantinëve e as të popujve të tjerë të Ballkanit  ashtu sikurse çfarosi shpata e kryqtarëve barbarë në Mesjetë muslimanët, dhe ajo e katolicizmit spanjoll në Spanjë që çfarosi muslimanët e hebrejtë spanjollë të Andaluzisë, të qëndrës së qytetërimit botëror të kohës dhe të cilët gjetën shpëtim, liri, siguri, paqë e strehë në Perandorinë Osmane, ashtu sikurse që u strehuan në Stamboll edhe shumë heretikë e të përndjekur  nga inkuizicioni kishtar katolik në Europën Perendimore.

Falë demokracisë dhe teknologjisë, Ne sot po i mësojmë të vërtetat historike, politike, kombëtare dhe fetare prej shkencëtarëve,  dijetarëve dhe të historianëve të vërtetë me famë botërore, dhe po skarcohen e fshihen njollat e errëta, gënjeshtrat dhe falsifikimet historike mbi të vërtetën  dhe mbi historinë e vërtetë.

Sa më shumë që përpiqen injorantët, servilët dhe fanatikët islamofobë kundër Turqise, Islamit dhe muslimanizmit aq më shumë po del në dritë e Vërteta e Madhe  historike, fetare dhe politike e fshehur, e shtrëmbëruar dhe e trilluar me shpifje e intriga letrare e historike katolike, bizantine, greke, sllave e komuniste; kjo edhe falë historianëve të vërtetë dhe të aftë shqiptarë të Tiranës e Prishtinës të cilët po na e sjellin në tokë historinë e vërtetë, duke e pastruar atë nga të pavërtetat e duke e ç’ideoligjizuar e ç’mitizuar ate nga gënjeshtrat e mitizimet  e rrejshme.

Shqiptarët u bënë muslimanë sepse karakteri i tyre përputhej me Fenë Islame sic janë: fisnikëria, burrëria, bujaria  mikpritja, nderi, dinjiteti, besa, mbajtja e fjalës dhe e premtimit, joservilizmi, mosnënshtrimi dhe kundërshtimi e rezistenca kundër padrejtësive, tipare këto për besimtarët e vërtetë muslimanë.

Shqiptarët u bënë muslimanë sepse ata nuk pranonin të ishin subjekt të priftit e të kishës të cilët ishin dhe predikonin fenë e tyre në  gjuhë të  huaja latine, helene e sllave; të cilët përhapnin gjuhë, kulturë, mësim e tradita të kombeve që ishin të huaja e të papranueshme për shqiptarët e që kishin qëllim asimilimin e ilirëve dhe më pastaj të shqiptarëve.

Shqiptarët u bënë muslimanë për të mbetur shqiptarë dhe për ta mbrojtur shqiptarizmin, ata u bënë muslimanë por nuk u bënë turq, por faleminderit se prej tyre  morën dhe mësuan Fenë e Vërtetë, Fenë Islame.

Shqiptarët u bënë muslimanë pasi si kristianë, ata  rrezikonin të humbisnin etninë kombëtare shqiptare, dhe po greqizoheshin e sllavizoheshin prej kombeve të tjera dhe prej kishave të tyre ashtu sikurse edhe ka ndodhur me kristianët  shqiptarë në  Greqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi e  Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …