Skender Hyseni

Ish ministri Skender Hyseni ankohet se VV po e keqpërdor sinqeritetin e LDK-së

Ish ministri në qeveritë paraprake nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni është ankuar se Vetëvendosja por e keqpërdor sinqeritetin e LDK-së. Në bisedimet që po zhvillohen për koalicion mes LDK-së dhe LVV-së, nuk ka partneritetet, nuk ka sinqeritet dhe nuk ka pragmatizëm. Skepticizmin e ka shkaktuar ekskluzivisht Vetëvendosje, duke kërcënuar me zgjedhje dhe forma tjera, thuaj se i kanë 90 për qind të votave. Duhet të këndellen, pasi të dyja bashkë nuk e bëjnë çerekun e trupit votues të shqiptarëve në Kosovë, andaj kërkohet nevoja e një pragmatizmi fleksibil. Ish-ministri Hyseni ka theksuar më tutje se deklarata e liderit të Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të 6 tetorit se marrëveshja për ndërtimin e koalicionit qeverisës VV-LDK do të arrihet brenda 72 orëve, ka qenë e papjekur dhe e pamatur. Sa i përket LDK-së, marrëveshja do të arrihej brenda 72 orëve, por është LVV që po i kundërshton parimet e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë një takimi në fshatin Sankoc të Drenasit, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, u prit me entuziazëm nga banorët

Gjatë një takimi në fshatin Sankoc të Drenasit, kryetari  i Nismës Social demokrate Fatmir Limaj, …