Në shenjë nderimi për përvjetorin e 18 të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jetës dhe veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe madhështisë vetëflijuese të familjes Jashari, kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli së bashku me bashkëpunëtorët e vet kanë vendosur buqeta me lule në Kompleksin Memorial në Prekaz. Po ashtu me homazhe dhe buqeta me lule i kanë nderuar edhe dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës në Varrezat e Dëshmorëve në Shtime, Mollopolc dhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari Latifi ka mirëpritur në takim drejtuesit dhe basketbollistët e KB GRAPELAND
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori …