Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se që të jetë funksionale nisma për “Mini Shënganin Ballkanik”, duhet të jetë e plotë përndryshe do të jetë jofunksionale. Ai ka shtuar më tutje se i ashtuquajturi ‘Mini-Shengeni” ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Pra, kjo nismë që të jetë funksionale duhet të jetë i plotë, ndryshe nuk funksionon. Duke komentuar këtë qëndrim të kryetarit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, analisti,Arsim Sinani nga Qendra për studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike, ka thënë se kreu i shtetit e ka të qartë se çdo nismë që do të përjashtonte apo nuk do të përfshinte të gjithë shqiptarët,do të jetë e dështuar.
Kontrolloni gjithashtu
Trashësia e borës në disa vende të Bashkisë së Korçës ka arritur afër 2 metra
Mediet në Shqipëri njoftojnë se në juglindje të vendit ka pasur reshje të mëdha të …