Komuna e Deçanit pa probleme të vërshimeve e gatshme te ju ndihmoi komunave tjera   

Reshjet e shiut që po bien tash e 24 orë në gjithë Kosovën, në komunën e Deçanit nuk kanë sjellë telashe për banorët e kësaj komune. Këtë konstatim e ka dhënë drejtori për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike i kësaj komune Izet Zenuni.

,,Që nga orët e para të mëngjesit të së hënës së bashku me ekipet tona jemi në terren duke verifikuar pika të cilat janë më të rrezikshme për tu përfshire në vërshime si “Behovci” i cili përfshin fshatrat  Strellc i Ulët , Isniq , Dubovikë, dhe i cili kalon në territorin e komunës së Pejës, po ashtu kemi vëzhguar edhe pikat nëpër fshatrat Lloqan, Baballoq, Gramaqel dhe Jasiqi i Ri, të cilat deri para pakë kohësh kanë sjellë telashe për banorët e këtyre zonave”, ka thënë drejtori Zenuni.

Ai më pas ka thënë se deri më tani ekipet tona nuk kanë hasë në ndonjë vështirësi apo ndonjë kërkesë nga banorët e Komunës së Deçanit për ndihmë, ku sipas tij është punuar shumë në këtë drejtim, duke investuar në këto pika dhe duke rregulluar urat dhe kanalet përgjatë këtyre lumenjve në kohë.

Në anën tjetër  kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka shprehur gatishmërinë e tij që të ju ofroi ndihmë komunave të përfshira nga vërshimet më mundësit dhe kapacitete që ka komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …