leoni

Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Më i duhur do ishte SPAK-u se sa Gjykata Speciale në Kosovë

Për Kosovën më e mirë dhe më efikase do të ishte një strukturë si ajo e SPAK në Shqipëri se sa Gjykata Speciale. Kjo për faktin se Struktura e Posacme  Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ëhtë një strukturë krejtësisht e paanshme politikisht dhe e zgjedhur jo nga politika. Ajo zgjedh juristët më të mirë e me profil të lartë profesional, të moralshëm të cilët praprakisht i nënshtrohen VETTING-ut, që do të thotë se ata janë juristë të pakriminalizuar e të pa korruptuar pra të pastër dhe jo me rekorde krimi, hajnije e korrupsioni. Pranndaj duhet VETTING-u i drejtësisë në Kosovë.

Dhe e dyta që është edhe më kryesorja, është fakti se SPAK në Shqipëri ndihmohet dhe strukturohet me ndihmën, me ekspertizë dhe nga prokurorë e hetues amerikanë, gje e cila edhe ua kthen shqiptarëve shpresën dhe besimi te drejtësia, se nuk do të ketë më drejtësi të kriminalizuar, as të korruptuar, as selektive dhe as politike.

Për Kosovën do të duhej një SPAK , dhe për vetë faktin se hetimet nuk janë  specifike vetëm të një periudhe kohore, por SPAK do të hetojë e penalizojë krimin e organizuar dhe korrusionin e lartë shtetëror të të gjithë personave VIP dhe të zyrtarëve të lartë si ata të të shkuarës por edhe ata të sotmit.

Dhe kjo do ishte edhe si më e duhura edhe për Kosovën, pasi do të hetoheshin edhe ata të cilët supozohet se kanë bërë krime gjatë luftes , por edhe ata që shumë po prej atyre edhe akuzohen për korrupsion sot dhe ata të tjerët që akuzohen për krim të organizuar, për kororrupsin, për vjedhje e grabitje të pronës e të pasurive shtetërore  te qytetarëve, edhe hajdutët dhe abuzuesit e parasë publike dje dhe sot. Prandaj në Kosovë duhet  VETTING-u për drejtësinë dhe SPAK-u.

SPAK -u në Kosovë do të ishte mëse  i duhur sepse Gjykata Speciale, duke u marrë vetëm me hetimin e krimeve të supozuara të  luftës, kjo Gjykatë paragjykohet më të drejtë si Gjykatë e njëaanshme dhe e padrejtë, madje edhe diskriminuese sepse ajo po merret me hetimin dhe gjykimin e viktimes së luftës dhe jo me autorët dhe me  krimet e genocidistët serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …