Sot në Gjilan u bënë homazhe te varrezat e bashkëshortëve dëshmorëve, Tefik Zymberi e Hanumshahe Zymberi

Sot në Gjilan u bënë homazhe te varrezat e bashkëshortëve dëshmorëve, Tefik Zymberi e Hanumshahe Zymberi

Sot komuna e Gjilanit nën organizimin e  nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në nderim të dëshmorëve të kombit, Tefik Zymberi dhe Hanumshahe Zymberi si  dhe nderimit me mirënjohje nga Presidenca e Kosovës. Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha me këtë rast se gjaku i Tefik dhe Hanumshahe Zymberit u bë drita e lirisë së sotme. “Këta dy dëshmorë, nuk kanë qenë vetëm të Karadakut e të Gjilanit, por kanë qenë dhe do të mbeten të gjithë Kosovës. Republika jonë kurrë nuk do të zhbëhet, në radhë të parë  për shkak të themeleve që i kanë vënë me gjakun e tyre Tefiku e Hanumshahja dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Përulemi përjetësisht para sakrificës së tyre”, ka thënë Ismajli.   Në sallën e teatrit të qytetit, u mbajt akademia përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës së Tefik e Hanumshahe Zymberit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …