Gjenerallejtënant, Rrahman Rama: Procesi i tranzionit të Forcës është në koordinim edhe me akterët ndërkombëtar

Gjenerallejtënant Rrahman Rama: Më mbështetjen e SHBA-ve do të ndërtohet Njësia Ajrore e Forcës së Sigurisë së Kosovës

150 milionë euro parashihet të kushtojë ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procedurat për të do të bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka treguar për dy projekte që kapin vlerën e 200 milionë eurove, do të mbështeten nga SHBA-ja me një participim edhe nga Kosova. Përveç kësaj, edhe investimet në njësinë për mbrojtjen kibernetike do të bëhen në partneritet me amerikanët, projekt ky që do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro. Rama thotë se  marrëdhëniet e Forcës me NATO-n, për çka ka theksuar se nuk ka pasur ftohje të tyre, përkundrazi ai thekson se u ftua të marrë pjesë në shumë takime ku edhe u prezantua si komandant ushtrie. FSK-ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, porse më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …