Anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zhelko Komshiq ka deklaruar se pavarësisht a ekziston njohja e ndërsjellë në mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer. “Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë ai dhe së nuk dëshiron të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak të mënyrës se funksionimit në Presidencën e këtij shteti. Ndërsa sa i përket një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Komshiqi ka thënë se “gjithë ajo që po ndodh me Kosovën, posaçërisht bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, janë çështje e marrëveshjeve të tyre”. “Por për çfarëdo që ata bien dakord, nuk mund të jetë precedant për zgjidhjen e problemeve, siç thuhet në Ballkanin Perëndimor e posaçërisht në Bosnje Hercegovinë”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …