Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se nuk duhet të mburren për gjendjen e ekonomisë këtë vit. Ai përmes një komunikate për media thotë se e vetmja çështje që ka pasur sukses sivjet ka qenë taksa 100 për qind, kundër prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake e cila ka rritur biznesin dhe qarkullimin e brendshëm të bizneseve konkretisht prodhuesve të vendit. “Ne do të mburremi, nëse do i kishim më shumë kompani të mëdha në vend, sikur të kishte politika zhvillimore më të mira për biznesin e shtetin më të mira në vend. Ne nuk mund të mburremi që kemi politika të mira zhvillimore”, thotë Shahini. Sipas tij, qeveria në nivel vendi, nuk duhet të pengojë bizneset, por të ndihmojë ato me politika zhvillimore. Kryetari i AKB-së tha se politikat dhe fiskalizimi i shumë bizneseve në vend ka ngecur, duke shtuar se informaliteti është ende i madh. ”Qeveria nuk duhet të marr vendime duke i nxënë bizneset e papërgatitura, po të marrë vendime së bashku me biznesin, në mënyrë që të mos i krijoi humbje”, ka thënë Shahini.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …