Kryetari Thaçi ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit nga liderët evropian dhe ata të rajonit

Kryetari Thaçi ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit nga liderët evropian dhe ata të rajonit

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit. Kryetari i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e kanë uruar Thaçin për festat e fundvitit. Ai ka pranuar urime edhe nga homologu i tij slloven Borut Pahor, kryetarja aktuale e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq si dhe nga kryetari i Lituanisë, Gitanas Nausėda. Kryetari i Kosovës ka pranuar edhe urime tjera nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, në të cilat urohet populli i Kosovës për festat e fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …