Guvernatori Mehmeti thotë se ngritja e çmimit të sigurimeve i prek vetëm ata që shkaktojnë dëme në aksidente

Guvernatori Mehmeti thotë se ngritja e çmimit të sigurimeve i prek vetëm ata që shkaktojnë dëme në aksidente

Rritja ekonomike për vitin që po e lëmë pas ka shënuar normën 4.2 për qind. E njëjta normë parashihet të jetë edhe për vitin 2020. Në konferencën për media të fundit për këtë vit, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tha se BQK me aktivitetin e saj ka vazhduar të sigurojë një sistem financiar stabil dhe mbështetës të zhvillimit ekonomik. Mehmeti tha se këtë vit kanë shënuar rritje kreditë 10 për qind dhe depozitat me një rritje 16 për qind. Duke folur për normat e interesit për kredi, guvernatori tha se ka rënë në 6.5 për qind. Ndërsa, normal mesatare e inflacionit vendor, sipas tij, shënon 2.8% e që është dukshëm më e lartë me atë të një vitit më herët. Mehmeti tha se me zhvillime pozitive gjithashtu karakterizohet edhe Fondi Penional i Kosovës, vlera e aseteve të këtij fondi ka arritur 1.92 miliard euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 8 për qind përkatësisht kthimi pozitiv në vlerë 138 milionë euro. Edhe sektori i sigurimeve këtë vit ka perforumuar me fitim pozitiv, Mehmeti përmendi edhe revokimin e licencës së një kompanie të sigurimit dhe rritjen e sigurimit për vetura. Ai tha se kjo ngritje prek ata të cilët shkaktojnë dëme në aksidente, teksa shtoi se në vitin e ardhshëm do të ulet numri i automjeteve të pasiguruara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …