Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Si jemi përballur ne familja Kapiti nga Kosova me politikën në Shqipëri

Kam shkruar libra , shkrime e opinione me tematikë nacionaliste sepse si te tillë jemi edukuar unë, familja dhe vëllezërit e mi nga prindërit tanë. Por si të tillë kemi qenë edhe të padëshirueshëm dhe të përjashtuar nga jeta politike, ekonomike, dhe akademike në Shqipëri , pasi gjithmonë kemi qenë në përballje dhe në sfidë me politikën antiKosovë të politikës në Shqipëri.

Se sa e vërtetë është kjo për politikën e Tiranës këtë besoj se tashmë po e mësojnë edhe shqiptarët e Kosovës kur po mësohet dhe po del në dritë e vërteta historike e politikës shqiptare e këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar, e sidomos  tani pas formimit të Shtetit të Ri të Kosovës.

Nuk është rastësi e E.Ramës marrëveshja  për minishengenin ,por është vijimësi antikombëtare e politikës së Tiranës , e klasës politike të saj, e cila interesin kombëtar të Shqipërisë e të shqiptarëve e kanë shfrytëzuar vetëm për interesa personale, pushteti e paraje.  Kështu kanë vepruar E. Toptani, A.Zogu, E.Hoxha, S.Berisha, F.Nano e tani edhe Edi Rama.

Unë kam lindur në Shqipëri në vitin 1959 në Durrës, prindërit e mi kanë lindur në Kosovë.

Po e them këtë në hyrje të këtij shkrimi se kur ishim fëmijë xhaxhai Baftiri e Sadiku, dhe Babai ynë Sadri KAPITI na mësonin për ta bërë shqiponjën me duar, dhe na thonin se kështu e ka bërë shqiponjën Isa Boletini, kur këtë në Shqipëri ua mësuan shqiptarët e Kosovës atyre të Shqipërisë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, pasi në Shqipëri e para ishte u kuqja dhe himni i Intenacionales komuniste.

Kur isha fëmijë Babai im më pyeste se ku dallon shqiptari nga serbi, dhe ai më përgjigjej po vetë se: shqiptari nga serbi dallon nga gjuha, shqiponja dhe nga kapuçi i bardhë, plisi. Nga babai im kam mësuar dy gjëra te tjera të mëdha, kam mësuar se Kosova ka luftu , është vrarë  dhe kanë dhënë jetën shqiptarët e Kosovës për ta rujt Durrësin , se Serbia e ka ëndërr daljen në Durrës. E kur ua thoja këto mësuesve dhe shokëve të mi të shkollës as nuk e besonin dhe as nuk donin që ta dinin, se në Shqipëri më shumë mësohej për Kinën , Kamboxhion, Laosin , Vietnamin e Palestinën dhe për Leninin e Stalinin se sa për historinë e Shqipërisë dhe aspak për Kosovën. Gjithashtu Babai im Sadri KAPITI më ka pas thënë se Kosovën e çliron vetëm Amerika, se serbin e mbron vëllai i madh  Rusi, dhe se Europa nuk ka takat dhe as dëshirë sepse Europa e Rusi i kanë ndarë dhe i kanë coptu trojet shqiptare. Me këto dhe me histori të tjera lufte, patriotizmi e nacionalizmi  na kanë edukuar e mësuar ne familjen KAPITI në Durrës xhaxhallarët dhe prindët tanë   gjithmonë.

Dhe pse ishim të tillë , ne gjithmonë jemi parë si të huaj në Shqipëri, si kosovarë dhe jo si shqiptarë, kur ne në fakt ishim shume here më shqiptarë se sa shqiptarët e Shqipërisë.

Për arsye e bindje nacionaliste, proamerikane dhe si kosovarë , dhe si të tillë edhe e kemi pësuar në Shqipëri, por që kurrë nuk mundën të na largojnë nga patriotizmi dhe nga dashuria për Kosovën .

Edhe gjatë luftës më të fundit në Kosovë, për çlirimin e saj, që njihet në histori si lufta e UÇK-së, ne Familja e Sadri KAPITIT vume ne dispozicion të gjithë qënien tonë shpirtërore, morale e materiale në shërbim të atdheut, në pritjen e përcjelljen e mijra e mijra luftëtarë të lirisë në Qëndren   “Drenica” të Gani KAPITIT, Kosova e Naim KAPITIT,   lokal “KAPITI” i Fatmir KAPITIT  si dhe në shtëpitë tona në pritjen dhe akomodimin e të të dëburve nga genocidi serb të vëllezërve tanë, shqiptarët e Kosovës.

Minishgengeni nuk është rastësi, por vijimësi politike antiKosovë e Tiranës.

 Duke u ndalur tani së fundmi, është për t’u krenuar me Protestën e VETËVENDOSJES në Shqipëri kundër takimit Rama-Vuçiç për marrëveshjen e të ashtuquajturit “minishengen”, si dhe nga ana tjeter edhe për t’u çuditur me heshtjen e shoqërisë civile në Shqipëri, por edhe e “Kosovëdashësit” fallco Ilir Meta dhe e kryetarit të opozitës, e  politikanit  pupël të Partisë Demokratike L.Basha gjë që tregon se ata për Kosovën kanë një linjë e një qëndrim djallëzor, hipokrit e tinëzar të përbashkët kundër saj për interesa personale.

Pra, edhe Bota  po çuditet se si ka mundësi që klasa politike në Tiranë të mos reagojë dhe ta tolerojë këtë veprim e sjellje tradhtie antiKosovë të kryeministrit Rama?!

Është mjerim kombëtar për Shqipërinë që dhimbshuria e ndjenja kombëtare është e falimentuar në këtë farë derexheje.

Nuk e di si spjegohet kjo trashëgimi e ndjenjë serbofilizmi në Shqipëri jo vetëm sot por në vazhdimësi, dhe si spjegohet edhe kjo mosndjesi humane e kombëtare për shqiptarët e Kosovës dhe për Kosovën që është tipar fatkeqësisht jo vetëm për politikën e Tiranës.

Si është e mundur kjo “harresë” dhe kjo shpëlarje e shlyerje nga kujtesa, dhe ky indiferentizëm prej politikës dhe prej shqiptarëve të Shqipërisë për  krimin,  dhunën, për genocidin  e  tmerrshëm dhe të paparë në Ballkan që kanë ushtruar serbët kundër bashkëkombasve të tyre shqiptarë të Kosovës?

Pse a për lëvizje të lirë e pa viza në Serbi paskan pasur nevojë shqiptarët e Shqipërisë a…!?

Si është e mundur që politika e Tiranës të jetë kaq inferiore dhe kaq antikombëtare edhe sot, sikur të jep përshtypjen që ajo i lutet Serbisë për bashkëpunim kaq servil dhe kapitullant para saj?!

Ku janë në Shqipëri ata të cilët i ka dekoruar Hashim Thaçi, dhe ku janë ata që kanë marrë status verterani të luftës nga Komisioni i Veteranëve, gjë që tregon se atyre statusi i veteranit u është dhënë pa asnjë meritë?!

Pse askush prej tyre nuk kundërshton dhe as nuk shkruan një rresht të paktën për shqetësimin e madh, për atë pabesi që po i bëhet  Kosovës nga Kryeministri shqiptar?!

Ku janë shoqëria civile, intelektualët dhe akademikët, ku është  Ismail Kadare , i cili nuk doli fare në skenë as për ta kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe as minishengenin?

Kosovë mos prit se do të dalë në mbrojtje as Europa ,sepse Europës gjithmonë i kanë interesuar dhe i interesojnë politikanë shqiptare të korruptuar, të lehtëbinshëm, servilë, kapitullantë dhe aspak nacionalistë e kombëtarë siç i ka pasur gjithmone Shqipëria, e fatkeqësisht po të tillë ka edhe Kosova, siç është p.sh.Hashim Thaçi , i cili i “tradhëtoi” Ramën e Vuçiçin , jo se donte, por sepse ai tashmë ka frikë VETËVENDOSJEN dhe Albin Kurtin, se po t’i kishte fituar zgjedhjet partia e njerëzit e tij, Thaçin do ta kishe pasur edhe në Ohër, edhe në Durrës.

Thaçin nuk mundi ta ndalojë askush në Kosovë, madje as Kushtetuta të cilën ai e ka shkelur rëndë duke takuar e biseduar me Daçiç, Vuçiç e viç të tjerë e që ka bërë marrëveshje e pazare të rënda në dëm të interesave kombëtare, si Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe, Demarkacionin me Maqedoninë e Malin e Zi, dhe që ka kulmuar me krimin e madh të tradhëtisë : atë të ndarjes së Kosovës apo korigjimin e kufijve. Kjo është arsyeja pse Thaçi nuk ka marrë pjesë në takimet e minishengenit, pasi veprimtaria e tij edhe mëparshme antikombëtare është shumë  e dëmshme.

 Fatkeqësisht në protestën kundër minishengenit VETËVENDOSJA u la e vetme që të protestojë, dhe nuk u dukën as  studentët të paktën që janë shpresa e së ardhmes ?!

Ky qëndrim “indiferent” kolektiv në Shqipëri duket sikur thotë se pavarësisht asaj se çfarë Politika e Tiranës u bën shqiptarëve në Shqipëri dhe ata pajtohen e as nuk rezistojnë, e si të tillë ata heshtin dhe në heshje  pajtohet si gjithmonë edhe me politikën antiKosovë të politikanëve të Tiranës.

Me VETËVENDOSJEN në Tiranë, po rilind shpresa dhe kombëtarizmi në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …