Mbahet takimi i radhës i Asamblesë së Kryetarëve dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Është mbajtur sot takimi i Asamblesë së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës nën udhëheqjen e kryesuesit Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj. Gjatë këtij takimi, janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës: Zbatimi i Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore nga gjykatat; Anulimi i vendimeve gjyqësore dhe diskutimi për mënyrat e ngritjes së standardit dhe cilësisë së vendimeve; Plani Strategjik 2020-2023; Diskutim lidhur me shtyerjen e seancave gjyqësore; Njoftim për Caktimin e Gjyqtarëve Mbikëqyrës si anëtarë të Asamblesë për vitin 2020.

Kryesuesi i Asamblesë, Bashkim Hyseni, nisi takimin me diskutimin e zbatimit të Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore nga gjykatat, duke propozuar që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) të nxjerrë një rekomandim për gjykatat, që të fillojnë të raportojnë në baza mujore rreth zbatimit të këtij udhëzuesi, duke filluar nga Departamentet e krimeve të rënda dhe Departamenti Special, me qëllim të harmonizimit të politikës ndëshkimore në të gjitha gjykatat.

Si pikë tjetër, u diskutua anulimi i vendimeve gjyqësore dhe mënyrat e ngritjes së standardit dhe cilësisë së vendimeve. Kryetari Hyseni, kërkoi që KGjK ta trajtojë këtë çështje së bashku me Gjykatën e Apelit, Akademinë e Drejtësisë dhe Kryetarët e Gjykatave Themelore, në mënyrë që të minimizohen shkaqet e vendimeve të anuluara.

Gjatë këtij takimi, u kërkua që kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët mbikqyrës, të dërgojnë propozimet, komentet apo idetë e tyre rreth Planit Strategjik 2020-2023 për gjyqësorin e Kosovës, në mënyrë që të përfundohet një plan sa më praktik.

Kryesuesi Hyseni, kërkoi nga KGjK që të krijojë një komision të gjyqtarëve për të analizuar shtyerjen e seancave gjyqësore dhe pastaj ky komision të jap një rekomandim, në mënyrë që të zvogëlohet numri i seancave të shtyera.

Anëtarët e Asamblesë u njoftuan rreth vendimit të KGjK-së për caktimin e gjyqtarëve mbikëqyrës si anëtarë të Asamblesë për vitin 2020, gjyqtarët mbikëqyrës të degëve: Lipjan, Viti, Dragash, Zubin Potok, Rahovec, Istog dhe Shtërpcë

Mes të tjerash, Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, njoftoi anëtarët se fokusi më i madh i KGjK-së gjatë vitit 2020, do të jetë trajtimi i lëndëve të korrupsionit në aspektin e ecurisë dhe zgjatjes  së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …