Kroacia më 1 janar të viti 2020 merr kryesimin e presidencës së BE-së

Kroacia më 1 janar të viti 2020 merr kryesimin e presidencës së BE-së

Kroacia më 1 janar të viti 2020 merr  kryesimin e presidencës së BE-së. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian pritet të jetë një pika kryesore në kryesinë kroate të BE-së. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman ka marrë përsipër të angazhohet për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai do ta vërë në lëvizje Francën, që të heqë dorë nga vetoja, me të cilën ka bllokuar zgjerimin e BE-së me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo veto e papritur e Parisit në vjeshtë ishte një shok diplomatik për Gjermaninë, BE-në dhe për Kroacinë. “Kjo ndoshta ndihmon paksa, që ne të fokusohemi dhe të procedojmë me seriozitet, kur është fjala për vendime konkrete. Ne përpiqemi të forcojmë vetëdijen se sa i rëndësishëm është zgjerimi edhe për BE-në e jo vetëm për vendet fqinjë. Kroacia do të angazhohet si ndërmjetësuese e ndershme”, tha ministri i Jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …