Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet programi qendror dyditor i festës së Krishtlindjeve. Sot në orë 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjeë s organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales. Në orën 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë sPrishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”. Ndërsa në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës. Ndërkaq nesër në ditën e Krishtlindjes në orën 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë. Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00. Ndryshe, festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …