Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. “I takuam të gjithë bashkë dhe me sa di unë vetëm Lëvizj Vetëvendosje dhe Ambasada Amerikane kanë arritur t’i takojnë të 10 deputetët njëkohësisht. Ishte kënaqësi që të diskutojmë se si qeveria në ardhje do të ketë në fokus sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik e mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasyshë përkatësinë etnike, statusin shoqëror e dallimet tjera”, ka shkruar deputetja Arbërie Nagavci. Ajo ka thënë se në Qeverinë Kurti prioritet do të jetë përmbushja e pritjeve të qytetarëve për ndryshim, e kjo, sipas saj, u pa dhe në këtë takim. “Të gjithë deputetëtët e komuniteteve joshumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, ka shkruar Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …