Zyra Kombëtare e Audtimit: Policia e Kosovës dhe MIT nuk kanë qenë efikase në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor

Ndikimi i Policisë Kosovës në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor nuk ka qenë efikase. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe komuna e Prishtinës nuk i kanë mirëmbajtur rrugët ashtu siç duhet. MIT nuk ka identifikuar pikat me rrezikshmëri në trafik (pikat e zeza) dhe ka mangësi tjera në organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të aftësimit dhe provimit për patentë shofer dhe në procesin e kontrolleve teknike të automjeteve. Kështu thonë të gjeturat e raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor” i kryer nga Zyra Kombëtare e Audtimit. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se përmes këtij raporti po synohet që të ofrohen përmirësime në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor nga ana e organeve përgjegjëse. Por, sipas tij është shqetësues se raporti ka nxjerr në pah një moskoordinim në mes akterëve kryesorë për të pasur një qasje më të mirë të organizuar krahas këtij shqetësimi. Zyra Kombëtare e Auditorit të Përgjithshëm ka nxjerr gjithsej 26 rekomandime me qëllim të përmirësimit të gjendjes në trafikun rrugor. Prej tyre 8 i janë rekomanduar Policisë së Kosovës, 10 ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kurse 6 rekomandime janë bërë për komunën e Prishtinës. /KosovaPress/

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …