OAK

OAK: Afaristët shpresojnë se viti 2020 të jetë vit më i frytshëm për bizneset

Në vazhdën e aktivitetit “Kafja e Mëngjesit”, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka mbajtur takimin përmbyllës me afaristët për vitin 2019. Në kuadër të lobimit të vazhdueshëm të Odës së Afarizmit të Kosovës biznesmenë të shumtë erdhën në përfundim që viti që po e lëmë pas ishte me plotë sfida për bizneset në Kosovë dhe se zëri i tyre duhet ngritur edhe më fuqishëm në vitin që po vjen, në mënyrë që të jenë më të unifikuar në mbrojtjen e interesave të tyre.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës shpalosi aktivitetet që ka bërë Oda në vitin 2019 dhe kërkesën për ndryshimin e ligjeve si: Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, Ligji mbi TVSH-në dhe Ligji për Falimentim. Gjithashtu, OAK ka rekomanduar që të krijohet Ligji për Tregti të Brendshme, të funksionalizohet Ligji për Investime Strategjike me ç’rast do të krijoheshin oferta për bizneset dhe të lobohet që Kosova të jetë anëtare e “International Transport Routes” – TIR.

Besir Çmega nga kompania “Railtrans” ka përmendur problemet me të cilat ballafaqohet sektori i transportuesve, dhe problemet që iu janë shfaqur bizneseve me vendimet e marra nga Qendra e Regjistrimit të bizneseve për emërimin e rimorkiove, duke obliguar ato që të i nënshtrohen përsëri kontrollit për të bërë A test.

Ndërkaq, Besnik Hajredini nga kompania “tePazari.com”, ka thënë që gjëja më sfiduese si biznes është gjetja e punëtoreve të kualifikuar për pozita të punës, dhe se një sfidë e tillë është e pranishme tek të gjitha bizneset pa marrë parasysh fushën të cilës ato i përkasin.

E Luan Fazliu nga “Era SHPK” ka përmendur problemet me të cilat ballafaqohet si biznes i sektorit të bujqësisë, ku theksoi faktin që Kosova duhet të fokusohet në kultivimin e produkteve të bujqësisë organike duke marrë parasysh potencialin e lartë që ka për eksport.

Problemin me stafin e kualifikuar dhe përmirësimet që duhet të bëhën në Ligjin e Punës e theksoi edhe anëtari i bordit të OAK-së Hamdi Malushaj.

Gafurr Ibrahimi nga biznesi “NT Zogu” tha se byrotë e punësimit në Kosovë duhet të jenë më aktive dhe të asistojnë bizneset që të përgatitin kuadro të përshtatshme për nevojat e tregut të punës.

Gjithashtu Ismet Mulaj përshëndeti iniciativën e Odës dhe theksoi faktin që bizneset duhet të jenë më të zëshme në mbrojtjen e interesave të tyre sepse vetëm duke qenë të bashkuara mund të arrijnë rezulatate më të mira.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Nënkryetari Arsim Selmonmusaj, Anëtarët e bordit Hamdi Malushaj dhe Hasan Gigollaj, Koordinatoria Qëndresa Ibrahimi, Zyrtarët: Mirjeta Shala, Rreze Cana, Aida Ramaxhiku, Astrit Halili dhe Zgjim Prebreza.

Ndërsa nga bizneset: Bedri Llapashtica “Prestige Media”, Lavdim Gashi “Buka prej Gurit”, Luan Fazliu “Era Shpk”, Qendrim Kryeziu “ISP Broadcast”, Zarie Malsiu dhe Behrije Nuha nga “Bio Fruti”, Besnik Hajredini dhe Ardin Shuki nga “tePazari.com”, Ekrem Qerreti dhe Granit Bajra nga “LTS Kosova”, Gafurr Ibrahimi “NT Zogu”, Astrit Musa dhe Armend Osaj nga “ACA Audit”, Nexhmedin Bajrami, Arben Hysesni dhe Sami Kryeziu nga “As Term”, Shkumbin Ibraimi “Mercurius Consulting”, Aferdita Gashi dhe Ajshe Gashi nga “MC Unit shpk”, Beqir Begaj nga “Chicken Pub”, dhe Arianit Aliu nga “Spitali Lindja”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …