Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka akuzuara shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq se qëndron prapa krimit të organizuar serb dhe se ka shitur armë edhe për organizatën terroriste të Shtetit Islamik. Në një postim, Zyberaj shkruan se prej kohësh janë të informuar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë se Daçiq është njeriu nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor. “Duke e kamufluar këtë qëllim me atë se gjoja po bën betejën kundër Kosovës, është përpjekur të fitojë poenë politikë në Serbi. Mirëpo, përtej kësaj, ai fitoi miliona euro nga kontrabandistët. Maska e tij po çirret ngadalë dhe së shpejti, ai do të përfundojë në burg”, shkruan Zyberaj.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …