Besimtarët e krishterë si në të gjithë botën edhe në Kosovë sot festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Mesha qendrorë e Krishtlindjes u mbajt në orët e para të datës së sotme në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtina ku u përçuan mesazhe paqeje dhe bashkimi. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën e Krishtlindjes iu është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje për vepra të mira e dashuri për Zotin. Ai ka thënë se shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje, po të ishin të bashkuar. Sot, në ditën e Krishtlindjes në orën 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë. Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në orën 11:00.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …